Efekti Ronaldo, ja çfarë është duke ndodhur në dyqanet e Juventusit

Tifozë të shumtë kanë publikuar fotografi me fanellën e Ronaldos me numrin 7.

Sport

11/07/2018 11:15

Tifozë të Juventusit kanë vërshuar dyqanet e klubit në kërkim të fanellës së Cristiano Ronaldos.

Juve Store në Torino dhe Milano janë frekuentuar nga një numër i madh i tifozëve, pas konfirmimit të lajmit për blerjen e Ronaldos.

Tifozë të shumtë kanë publikuar fotografi me fanellën e Ronaldos me numrin 7 ende pa u prezantuar te Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo është bërë blerja më e shtrenjtë në histori të futbollit italian. /Lajmi.net/