Efekti Instagram

Rrjetet sociale po shërbejnë për të bërë famë. Për këtë është e vetëdijshme edhe Renee Somerfield, e cila ka postuar qindra fotografi, pjesën dërrmuese të së cilave me bikini, në rrjetin social Instagram. Nga fotografitë mjaft tërheqëse që ka postuar, 23 vjeçarja ka fituar 430,000 ndjekës, ndërkohë që ishte pjesë e kopertinës së ‘Maxim Australia’,…

Lifestyle

17/01/2014 22:55

Rrjetet sociale po shërbejnë për të bërë famë. Për këtë është e vetëdijshme edhe Renee Somerfield, e cila ka postuar qindra fotografi, pjesën dërrmuese të së cilave me bikini, në rrjetin social Instagram.

Nga fotografitë mjaft tërheqëse që ka postuar, 23 vjeçarja ka fituar 430,000 ndjekës, ndërkohë që ishte pjesë e kopertinës së ‘Maxim Australia’, të titulluar: “Yjet më seksi të rrjeteve sociale në Australi”.

Ajo ishte modele australiane, por nuk do të bëhej kurrë aq e famshme, po të mos e përdorte këtë rrjet social. Ajo thotë se e përdori këtë mënyrë të popullarizimit pasi ishte e vështirë për të depërtuar në industrinë e modelimit.

Ajo ka folur për planet e vitit 2014, duke bërë me dije se planifikon ta lansojë një linjë të veshjeve të detit. Përpos saj, në kopertinën e Maxim gjendej edhe modelja, aktorja, dhe dizajnuesja e veshjeve të brendshme, Sheridyn Fisher, e cila ka më shumë se 560,000 ndjekës në Instagram dhe modelja Ellie Gonsalves, që ka më shumë se 220,000 ‘followers’.

Somerfield megjithatë po shkon me një shpejtësi marramendëse dhe është duke iu afruar yllit të rrjeteve sociale në SHBA, Jen Selter, e cila ka 1,8 milion ‘followers’.