Efektet shokuese të Wi-Fi-së në shëndet

Që nga zbulimi i valëve Wireless, shkencëtarët kanë kryer shumë studime që t’i eksplorojnë.

Lifestyle

16/08/2015 23:23

Rezultatet janë shokuese – Wifi mund të ndikojë negativisht në shëndetin e trurit, sidomos te fëmijët.

I kontribuon insomnisë
Të fjeturit afër telefonit, në një shtëpi me Wi-fi, apo në një ndërtesë e cila mbizotërohet nga valët e tij, mund të krijojë probleme kronike me gjumin. Valët Wi-Fi, transmetojnë rrezatim elektromagnetik, i cili e bën shumë të vështirë rënien në gjumë.

Dëmton zhvillimin e fëmijëve
Ekspozimi pranë valëve Wireless mund të ndërpresë zhvillimin normal të qelizave, madje edhe të fetusit, gjatë shtatzënisë. Një studim që është bërë te kafshët në vitin 2004, ka rezultuar me stagnim të zhvillimit të veshkave.

Ndikon në rritjen e qelizave
Një grup studiuesish danezë, e kanë bërë një eksperiment, ku kanë vendosur bimët në një vend plot rrezatim të valëve Wi-Fi. Ato të cilat ishin të ekspozuara në rrezatim nuk rriteshin normalisht, kurse ato që ishin larg valëve elektromagnetike, funksiononin normal.

Rrezikon sterilitet
Valët e Wi-Fi-së dëmtojnë shumë vezët te femrat dhe spermatozoidet te meshkujt. Ekspozimi në këto valë mund të ndikojë në sterilitet.

Përpjekjet për shtatzëni te çiftet që janë dëmtuar nga këto valë, mund të dështojnë për shkak se veza nuk do të fertilizohet./KlanKosova