Efektet e shëndetshme të majdanozit

Majdanozi është bimë e pasur me shumë elemente kryesore, që drejtpërdrejt ndikojnë në organizmin e njeriut.

Lifestyle

01/09/2015 22:00

Ai është një bimë e cila ka në përbërjen e saj kalium, kalcium, fosfor, hekur, magnez, mangan, bakër dhe mikroelemente të tjera të dobishme. Për detoksim të shkëlqyeshëm është e preferuar të zieni çaj ngamajdanozi. Pos pastrimit, shërben edhe për forcimin e gjëndrave të lukthit, kundër sëmundjeve të zemrës, veshkave e do të ndikojë edhe në përshpejtimin e metabolizmit.

Gjithashtu majdanozi në përmbajtjen e tij ka dhe apioli dhe miristicina, që ndikojnë në rrjedhen e urinës duke bërë që të largohen infeksionet nga kanali urinar. Flavonoidet me të cilat është i pasur majdanozi ndikojnë si antioksidues, e pos tyre, majdanoz është i pasur edhe me vitamina A dhe C. /albeu