Efektet anësore të ushqyerit me gji

Ushqyerja me gji forcon lidhjen mes nënës dhe foshnjës, ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës dhe forcon imunitetin e tij, megjithatë, ajo nuk është gjithmonë kaq e lehtë.

Lifestyle

17/03/2017 19:52

Shumë nëna janë të mendimit se “ushqyerja me gji është më e mira”, por shumë pak prej tyre flasin rreth efekteve anësore të saj.

Një në 10 gra që ushqejnë fëmijën e tyre me gji mund të preken nga mastiti – një gjendje që shkakton skuqje dhe inflamacion të indeve të gjirit.

Çfarë është mastiti dhe çfarë e shkakton atë?

Tek gratë që ushqejnë foshnjat me gji, mastiti shkaktohet nga mbledhja e qumështit brenda gjirit. Mund të ndodh për një sërë arsyesh, duke filluar nga ushqyerja e shpeshtë ose mosushqyerja me gji e fëmijës, apo kur fëmija nuk e thith mirë qumështin.

Në këtë rast nëna ka ndjesi shpimi kur ushqen fëmijën me gji, që shoqërohet edhe me skuqje, ënjtje dhe nxehtësi të gjoksit.

Për dhimbjen mund të aplikoni një pecetë të lagur për 15-20 minuta.

Ka raste kur gjiri mund të infektohet dhe do të duhet trajtimi me antibiotikë.

Nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se 12-24 orë, duhet të konsultoheni me mjekun.