Efekt kurues, ky është gabimi që nuk duhet bërë me mjaltin

Qumështi i nxehtë dhe mjalti janë ndër mjekimet më të mira?

Lifestyle

21/09/2017 23:00

Kështu është menduar shpesh, por duhet ditur se nëse mjalti ngrohet më shumë se 45 gradë, mund të humbë një pjesë të mirë të vetive ushqyese si enzima dhe vitamina.

Për të përdorur sa më mirë cilësitë e tij për dhimbjet e fytit këshillohet të shoqërohet kur pijet janë jo shumë të ngrohta dhe të hidhet njëra lugë pas tjetrës, citon elbasaniplus. Ndërsa për pjesën tjetër gjyshet kishin të drejtë, pasi mjalti lehtëson dhimbjet e fytit të irrituar, por mund të përdoret shumë mirë edhe si maskë për lëkurën.

Një studim i Universitetit të Pensilvanisë tregoi se përdorimi i mjaltit kryesisht në darkë sjell lehtësi të mëdha dhe zbut laringun nga acarimi.Sugjerohet që mjalti duhet të hyjë çdo ditë në tavolinat tona pikërisht në saj të vetive ushqyese, pasi shton energjinë, aftësinë tretëse dhe përmban një sërë vitaminash të dobishme për organizmin.Mjalti në masën 85% të tij përbëhet nga sheqeri edhe pse ky sheqer nuk është u dëmshëm. Gjithsesi diabetikët duhet të mbajnë nën kontroll dozat e mjaltit që konsumojnë.