Erdhi me bujë në Kosovë, trajneri nga Shqipëria pranë largimit

Trajneri i Trepçës ’89, Gugash Magani, ka paralajmëruar largimin nga skuadra “minatore”.

Sport

21/09/2018 18:10

Ai deklaroi pas ndeshjes për Supersport se ka diçka që nuk shkon dhe për këtë do të flas me presidentin.

“Ky është një rezultat i papranueshëm për ne. Ishim me një lojtar më shumë në fushë dhe ata krijuan raste më shumë se ne. Lam dy pikë që na largojnë nga objektivat. Skuadra nuk u përgjigj në fushë dhe s’jam aspak i kënaqur”, deklaroi Magani.

“Kur diçka nuk shkon, trajneri i merr përgjegjësitë. Për këtë arsye do të ulem dhe të flas me presidentin e klubit”.

“Është një situatë e vështirë. Ka diçka që nuk shkon. Unë kam pasur besim te vetja dhe kam ende, mirëpo vjen një moment që diçka nuk shkon më”, shtoi ai.

Ballkani-Trepça ’89 u mbyll me rezultat të barabartë, 0:0.

Mysafirët e zhvilluan pjesën më të madhe të pjesës së dytë me një lojtar më tepër në fushë. /Lajmi.net/