Nora Gjakova në finale të Kampionatit Evropian

Po vazhdojnë sukseset e xhudisteve tona në Kampionatin Evropian.

Sport

26/04/2018 16:50

Nora Gjakova ka shënuar edhe fitoren e katërt në garat që po mbahen në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit.

Xhudistja jonë ka siguruar me këtë rast një biletë për në finalen e madhe teksa ka mposhtur Anastasiia Konkina në kategorinë 57 kilogramë.

Ajo arriti të mposhtë me ippon rivalen e saj ruse, e cila ishte mjaft rivale e fortë.

Pejania në finale do të takohet me xhudisten gjermane, Theresa Stoll, e cila në këtë fazë ka triumfuar kundër Sarah Leonie Cysique.

Në anën tjetër edhe Distria Krasniqi është finale në kategorinë 52 kilogramë, ku për medaljen e artë do të ballafaqohet me rusen Natalia Kuziutina.