Edukatorja godet me pantofla fëmijën (Video)

Një skandal zbuluar në një çerdhe private në Varese të Italisë pas verifikimeve të kamerave të sigurisë.

Fun

19/04/2018 17:52

Të paktën 45 episode janë zbuluar nga kamerat e sigurisë kur dy edukatore ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të cilët janë nga 6 muajsh deri në 5 vjeç.

Edukatorja është filmuar nga kamerat teksa i godet fëmijët me pantofla, ndërsa si dënim për ta ka edhe një “dhomë të errët”.

Pas zbulimit të skandalit dy edukatore janë vënë në pranga, ndërsa çerdhja është mbyllur tashmë.