Eduardo i informon portugezët për “Elbasan Arenan” .

Portieri i Dinamo Zagrebit, Eduardo, i ka informuar portugezët për stadiumin në Elbasan, pasi vetë luajti para disa javësh me Dinamo Zagrebin.

Sport

07/09/2015 11:14

Informacionet e Eduardos kanë shërbyer si qetësim për lojtarët portugez të cilët ishin të brengosur për kushtet që mund t’i ketë stadiumi, e sidomos ata që para 6 vitesh kishin luajtur në Qemal Stafa dhe e kishin përjetuar gjendjen e rëndë të fushës.

Eduardo do të shprehej:

“Nuk do të luhet në Tiranë, në ato kushte skandaloze që gjetëm në vitin 2009.

Gjëja më e keqe është udhëtimi deri në Elbasan, pasi rruga është dredha-dredha.

Megjithatë, zgjat rreth një orë, në vartësi të trafikut, që në Shqipëri është i rënduar.

Stadiumi i Elbasanit është i bukur, i vogël dhe modern. Ka një tapet të shkëlqyer, i cili nuk do ta pengojë skuadrën të shfaqë cilësitë që ka.

Mjedisi në Elbasan është entuzist, por nuk ka asgjë që mund t’i frikësojë lojtarët tanë. Portugalia duhet të luajë për të fituar”, raporton Sportal.

Pavarësisht fjalëve të portierit Eduardo të Dinamos së Zagrebit, muaj më pare, ka qenë vetë trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ai që ka inspektuar kushte dhe mjediset e stadiumi “Elbasan Arena”, nga të cilat ka mbetur shumë i kënaqur.

Tekniku portugez ka preferuar ta akomodojë skuadrën e tij në hotel “Sharaton” në Tiranë, pasi rruga është mjaft e shkurtër, por edhe për faktin, se në Elbasan të dy ekipet kombëtare mund të përfundonin në të njejtin hotel, në “Univers”, që është selia e përhershme e kuqezinjve