Edona Llalloshi sonte lanson projektin e ri

Edhe pse po pret fëmijën e saj të dytë ajo nuk po ndalet me projete muzikore.

ShowBiz

29/11/2015 13:40

Katër muaj pas lansimit të projektit të fundit ‘Duhet’, ajo po sjell diçka të re.

Edona Llalloshi ka paralajmëruar projektin e saj më të ri i cili do të lansohet sonte në kanalin Youtube.

Teksti dhe muzika janë punuar nga Ilir Berani ndërsa orkestrimi nga Ardian Kastrati. Për pamjen e saj janë përkujdesur ‘Studio Fjolla’ dhe për veshjen Flutura Dedinja. Ndërsa videoklipi është punuar nga ‘EMF Creative’, transmeton lajmi.net.

Kënga mban titullin ‘Sonte’ dhe do të lansohet sonte në ora 18:00./lajmi.net.