Edon Zhegrova me përgjigje zyrtare për Milanin dhe Barcelonën

Sportmediaset ka raportuar se Edon Zhegrova është duke u kërkuar nga Milan dhe Barcelona, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i lojtarit.

Sport

16/01/2019 15:24

Edon Zhegrova ka thënë se ai është i lumtur që skuadrat të mëdha janë duke u interesuar për të, por që janë në bisedime.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës që aktualisht luan te Genk, ka deklaruar se ai ka marrë oferta edhe nga disa klube të tjera, por pa zbuluar më shumë detaje.

“Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime”, ka deklaruar Zhegrova për Gazetën Express.

Zhegrova nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi i madh belg qysh në afatin kalimtar të janarit. “Nuk dihet, jemi në bisedime”, tha ai.

“Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tash jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”, ka shtuar më tej talenti kosovar. /Lajmi.net/