Edita Tahiri kërkon ‘Ekip të Unitetit’ për bisedimet me Serbinë

Kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri ka kërkuar ndryshim për përfaqësim të vendit në dialog.

Lajme

26/10/2016 17:12

Ajo sot para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme ka thënë se delegacioni duhet të jetë i njëjtë sikur ekipi përfaqësues në bisedimet e Vjenës.

“Duhet të ketë konsensus mes te gjitha partive politike dhe të shkohet në këtë fazë pasi edhe Brukseli ka thënë se ky dialog nuk mund të zgjasë aq sa ka zgjatur”, ka thënë Tahiri.

Në Vjenë ka negociuar, i ashtuquajturi Ekip i Unitetit, me përfaqësues të të gjitha partive politike. Ai dialog në Vjenë i ka paraprirë pavarësisë së vendit më 17 shkurt 2008.