Edita shkon në Bruksel për barrikadat

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, shkon në Bruksel, ku pritet që të premten të zhvillojë një takim trepalësh për çështjen e heqjes së barrikadave. 

Lajme

10/07/2014 21:10

Ky takim mbahet me ftesën e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Qëndrimi i Qeverisë se Kosovës është se Ura mbi lumin Ibër duhet të jetë e liruar nga çfarëdo bllokade, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe standardet evropiane për lirinë e lëvizjes”, thuhet në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit si një nga mënyrat më të mira për tejkalimin e çfarëdo pengese, dhe me një proces të koordinuar me Bashkimin Evropian do të vazhdojmë angazhimet drejt qëllimit, që të krijohen kushtet e plota për lëvizjen e lirë në Urën e Lumit Ibër, thuhet në njoftim.