Edimar: Mos e dënoni Ronaldon me tri ndeshje

Mbrojtësii Cordobas, Edimas e ka falur Cristiano Ronaldon duke apeluar që ai të mos dënohet me tri ndeshje moslojë pas kartonit të kuq gjatë përballjes së djeshme.

Sport

25/01/2015 10:37

Edimar ka kërkuar nga Asociacioni i Futbollit të Spanjës (LFP) që ta mos dënojë Ronaldon me tri ndeshje moslojë.

“Unë e kam falur Ronaldon. Nuk mbaj ndonjë mëri me të”, tha Edimar për të përditshmen spanjolle, AS.

“Rasti nuk ishte ndonjë tentim i agresionit. Ai goditi këmbën dhe gojën time, asgjë më shumë. Kjo do të thotë se kësi gjëra ndodhin në futboll”.

“Ai duhet të marrë një dënim normal, asgjë më shumë. Nuk dua ta lëndoj atë dhe shpresoj të mbetet lojtari më i mirë në botë”, përfundoi Edimar.