Edicioni i ri po afron, ja kur tërhiqet kalendari i Vala Superligës

Shumë pak ditë i ndajnë klubet për të mësuar kalendarin e tyre për edicionin 2018/19.

Sport

30/07/2018 14:54

Kështu më 1 gusht me fillim nga ora 13:00, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për Superligë dhe Ligën e Parë

Përmes një njoftimi për media Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar klubet për tërheqjen e shortit, ndërkohë kanë ftuar përfaqësuesit e tyre për të qenë prezent.

Klubet të cilat do të garojnë në Superligë sezonin e ardhshëm janë:

Drita
Prishtina
Llapi
Trepça ’89
Liria
Feronikeli
Drenica
Gjilani
Flamurtari
KEK-u
Ballkani
Ferizaj

Klubet të cilat do të garojnë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm janë:

Vëllaznimi
Besa
Vllaznia Pozheran
Vushtrria
Onix
Fushë Kosova
Bashkimi (K)
Vitia
Dukagjini
2 Korriku
Ramiz Sadiku
Kika
Trepça
Istogu
Gryka
Arbëria