Edi Rama tallet keq me tifozin shqiptar të Interit (FOTO)

Kryeministri i Shqiprëisë, Edi Rama është duke zhvilluar një fushatë mjaft aktive për zgjedhjet e 25 qershorit.

Sport

10/06/2017 13:43

Ai nuk ngurron që shpesh herë të postojë foto me numrin 2, i cili përkon me numrin e PS-së në listën e zgjedhjeve.

Komentues të ndryshëm zgjedhin që ta provokojnë Ramën, teksa njëri prej tyre i ka premtuar se do të votojë për 2-shin e tij nëse do të bëhej tifoz me Interin.

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar, teksa dhe me doza humori i shkruan: Hahahahaha aman jo Interin se eshte si me votu per Ben Ndocajn.