Edi Rama sot nuk e kishte problem të përcaktohej për Foton e Ditës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka krijuar praktikën që në rrjetet sociale thuajse çdo ditë të publikojë një fotografi, të cilësuar si Foto e Ditës.

Lajme

23/03/2015 13:57

Ai sot për të tillë ka zgjedhur një fotografi të tryezës së mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë, të zhvilluar sot në Tiranë.

Pamja e fotografisë e realizuar nga lartë, tregon tryezën e rrumbullakët me simbole të Bashkimit Europian, me një shqiponjë të madhe në qendër, e vendosur në një sfok të kuq, që simbolizon flamurin kombëtar shqiptar.