Edi Rama shpreh keqardhje për barazimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur keqardhje për barazimin e kombëtares së futbollit, në ndeshjen ndaj Danimarkës.

Sport

12/10/2014 00:40

Shqipëria barazoi në Elbasan Arena në ndeshjen ndaj Danimarkës, me rezultat 1-1.Ermir Lenjani dhe Lasse Vibe ishin realizatorët në këtë takim.

“Gjynah të barazosh në ndeshjen që e ke në dorë, po sidoqoftë respekt kuqezinjve për një tjetër rezultat të pazakonshëm”, ishte postimi i bërë nga Rama në rrjetin social Twitter dhe Facebook.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë ajo kundër Serbië e cila zhvillohet këtë të martë në Beograd.