Edi Rama, shikim emocional për Trumpin (Foto)

Sot në Bruksel fillon Samiti i vendeve anëtare të NATO-s.

Lajme

25/05/2017 20:10

Në Samit merr pjesë edhe Shqipëria.

Para Samitit, përfaqësues të vendeve anëtare, bënë “një foto familjare”.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, afër kryetarit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, ka mbetur me shikimin nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ndoshta për t’u harruar deklarata e tij gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA kundër të nominuarit të republikanëve amerikanë për president të vendit.

Rama sot është takuar me homologun grek, Aleksis Tsipras.

“Greqia na ka mbështetur dhe ne dëshirojmë që ajo të vijojë mbështetjen në procesin e integrimit”, ka thënë Rama.

Ndërsa Tsipras ka shprehur mbështetjen e fortë të Greqisë për reformat për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

ratatyy rtat