lajmi.net

Edi Rama për vendimin e Parlamentit Evropian për viza: Shyqyr që Evropa e hoqi nga vetja njollën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian, i cili miratoi me 420 vota pro rekomandimin për heqjen e vizave me Kosovën.

Lajme

13/09/2018 16:17

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri thumbon Parlamentin Europian për të cilin thotë se hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cenon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën.
“Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën! Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”- ka shkruar Rama.
Lexoni edhe:
http://lajmi.net/ja-cfare-pason-tash-ne-procesin-e-liberalizimit-te-vizave-per-kosoven/

 

LM