Edi Rama në ‘Loro Boriçi’ në përkrahje të Kosovës

Ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës e Kroacisë në Shkodër, sonte nuk do ta përcjellin vetëm mijëra tifozë që kanë shkuar atje nga Kosova.

Lajme

06/10/2016 17:26

Në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, sonte do të jenë edhe Presidenti I Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, raporton lajmi.net.

Por përveç tij, burime të lajmi.net nga kryeministria shqiptare kanë bërë të ditur se në stadium do të jetë edhe kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama.

Ai do t’i japë përkrahje dhe do të bëjë tifozllëk për Kosovën bashkë edhe me disa zyrtarë të tjerë qeveritarë, raporton lajmi.net.

Përndryshe, Rama mbështetje u ka dhënë gjatë ditës përveç Kosovës edhe kombëtares shqiptare e cila sonte luan kundër Lihtenshtajnit.

Të dy ndeshjet të vlefshme për kampionatin botëror ‘Rusia 2018’ luhen me fillim në orën 20:45.

Në mungesë të një stadiumi që plotëson kriteret minimale të FIFA-s, Kosova luan ndeshjen në Shkodër, e cila llogaritet si mikpritëse./lajmi.net