Edi Rama me patika në seancën e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka humbur kohë për t’iu bashkuar seancës së Kuvendit ku u ngritën dy komisionet e tjera të Vettingut.

Lajme

18/04/2017 20:50

Pas inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, kreu i qeverisë ka marrë rrugën direkt për në Kuvend.

Siç duket edhe nga pamje të siguruara nga mediat shqiptare, Rama është parë teksa konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe deputetin Taulant Balla, i cili njëherazi është edhe nënkryetar i grupit të deputetëve.

Por ai që bie në sy është një detaj tjetër.

Kryeministri duket se e kishte marrë me të lehtë këtë seancë, pasi kishte veshur atlete sportive, pavarësisht se stononin jo pak me kostumin zyrtar.

Megjithatë, seanca zgjati vetëm pak minuta, ndoshta më e shkurtra në histori, vetëm 3 minuta, pasi dy komisionet, ai 12 anëtarësh dhe 6 anëtarësh u votuan unanimisht nga mazhoranca.

YouTube player