Edi Rama kritikohet për veshjen në takim me Mogherinin (Foto)

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini është takuar sonte me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Lajme

24/05/2017 21:38

 

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mediat serbe e kanë kritikuar veshjen e këtij të fundit, pasi kishte veshur një fanellë në vend të këmishës dhe atlete sportive në vend të këpucëve, transmeton lajmi.net.

Në krahasim me Ramën kryeministrat tjerë përfshirë edhe Isa Mustafën ishin të veshur në mënyrë klasike./Lajmi.net/