Edi Rama i përgjigjet opozitës: Protestoni por qeveria nuk tërhiqet

Komunikimi në facebook i kësaj jave nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte të bënte me protestat që po mbahen nga opozita.

Lajme

19/02/2017 17:38

Kryeministri gjatë fjalës së tij akuzoi opozitën se po e përdor protestën për t’iu shmangur reformës në Drejtësi, transmeton lajmi.net

Rama u shpreh se askush nuk është kundër zgjedhjeve të lira dhe se qytetarët janë të lirë të protestojnë por qeveria nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë rrugën e saj.

Fjalimi i plotë i kryeministrit:

“6 vite më parë kur protestuesit u vranë dhe u rrahën barbarisht edhe pse nuk bënë asnjë gjë më shumë se ata që protestuan dje. Respekti për njerëzit e zakonshëm që duan të protestojnë nuk mund të na pengojnë të ngremë pyetjen PSE protestojë. Më tingëllon qesharake që këta udhëheqës protestojnë kundër qeverisë për zgjedhje të lira dhe ndershme.

Po pse kush është kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme? A ka ndokush ndonjë fakt konkret që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë të lira? Natyrisht që jo! Udhëheqësit e kësaj proteste kanë qenë në një kohë të gjatë në pushtet. Edhe vet ata e dinë se më në fund ka shtet.

Zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë më të mirat në historinë e këtij vendi. Ne jemi me krenari një qeverie që e mbështet pa asnjë rezervë reformën në qeveri. Jemi të përkushtuar në rrugën tonë për të bërë shtet në këtë vend që boll është rrënuar nga ato që sot fshihen pas të varfërve. Respekt për këdo që doli dje në protestë, por asnjë hap mbrapa në përmbushje të reformave tona?”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.