Edi Rama e kërcen ‘Napolonin’

Edi Rama e ka shfaqur një talent të tij. Kryeministri i Shqipërisë e ka lënë anash politikën për pak, për t’ia thënë valles, në mbrëmjen e mbledhur nga vetë ai në Pallatin e Brigadave të Tiranës, për ta festuar ‘Natën e Bardhë’, ku të ftuar ishin njerëz të artit e kulturës, të ardhur ardhur nga…

ShowBiz

30/11/2013 14:22

Edi Rama e ka shfaqur një talent të tij. Kryeministri i Shqipërisë e ka lënë anash politikën për pak, për t’ia thënë valles, në mbrëmjen e mbledhur nga vetë ai në Pallatin e Brigadave të Tiranës, për ta festuar ‘Natën e Bardhë’, ku të ftuar ishin njerëz të artit e kulturës, të ardhur ardhur nga Evropa e Amerika.

Ajo çka u bë me dije nga vetë Kryeministri Rama në postimin e tij në facebook është se ishte një mbrëmje ku ishte folur për rimëkëmbjen e prodhimit artistik e kulturor në Shqipëri.

Por, jo vetëm kaq. Kryeministri Rama ka organizuar një darkë për ta, ku ka pasur edhe këngë e valle popullore. Madje, kur në sfond vihet kënga “Kush kërcen Napolonin” , valles, e cila kishte bashkuar kërcimtarët më të mirë të baletit në Shqipëri, i është bashkuar dhe vetë kryeministri Rama.