Edi Rama befasisht në Prishtinë, hyn në hotelin ku po mbahet takimi i liderëve partiakë (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur befasisht sot në Prishtinë. Ai është parë duke hyrë në hotelin ku po vazhdon takimi i liderëve partiakë kosovarë për të gjetur zgjidhje lidhur me demarkacionin.

Lajme

25/10/2016 16:11

Gazetari i lajmi.net që është në vendin e ngjarjes, ka thënë se Rama nuk është deklaruar fare, por vetëm ka hyrë në hotel.

Nuk dihet nëse Rama ka ardhur për vizitë zyrtare apo private në Prishtinë, apo edhe do të tentojë t’i bind krerët e partive kosovare që të gjejnë zgjidhje. /Lajmi.net/