Edi Kastrati nën emocione për vdekjen e Artit: Fliste për plane të mira gjithmonë

Vdekja e aktorit të ‘O sa mirë’, Art Kurtit mëngjesin e sotëm i ka tronditur të gjithë.

ShowBiz

24/04/2018 15:28

Familjarët, kolegët e miqtë  e afërt të tashmë të ndjerit janë shokuar me humbjen e djalit të cilin e kanë cilësuar të urtë dhe që nuk ka pasur ndonjë problem të madh me askënd, shkruan lajmi.net

I kontaktuar nga lajmi.net miku i tij i afërt njëherësh kolegu dhe vendasi, Edi Kastrati ka folur nën emocione për humbjen e Artit.

Ai për lajmi.net tha se e ka njohur si djalë i cili asnjëherë nuk ka folur për plane të këqija dhe se ishte shumë i hareshëm, kontakti i fundit i tij me Artin ishte para disa ditësh.

‘’Kontakti i fundit para 3,4 ose 5 dite. Kurrë asniher nuk me ka fol për ndonjë problem, përkundrazi është mundu me qenë gjithmonë i hareshëm. Nuk është që ka folë ndonjëherë për plane të kqia, përkundrazi për ato të mira gjithmonë” tha ai.

I pyetur nëse i ndjeri ka pasur ndonjë problem me dikë, Edi i bindur ka treguar se kolegu i tij nuk ka pasur probleme të tilla.

‘’Me sa di une nuk ka pas ndonjë problem me askënd, sidomos probleme që të bin deri te vrasja, ndoshta u fjalos me ndonjë shok aty ktu amo, jo jo…..’’

Ndryshe komandanti i Policisë Rajonale në Gjakovë, Krist Gjokaj e ka konfirmuar për lajmi.net vdekjen e një personi në fshatin Goden.

Gjokaj ka thënë se ende nuk dihet saktë nëse është vrasje apo vetëvrasje. Ai ka shtuar se me rastin është duke u marrë edhe mjekësia ligjore.

“Jemi duke bërë hetimet rreth vdekjes sot rreth orës 08:00 të mëngjesit kemi marrë informatë për një trup të pajetë në fshatin Goden afër kufirit, policia ka shku në vendin e ngjarjes ku ka konstatu vdekjen me anën e ambulancës dyshohet për një mashkull rreth 30 vjeçar për momentin është e paqartë a është vrasje apo vetëvrasje. Trupin e pajetë e ka marrë mjekësia ligjore dhe pas obduksionit do dalin me informata shtesë”, ka thënë Gjokaj./Lajmi.net/