Edi bashkon kundërshtarët

Kryeministri Edi Rama ka bërë bashkë dy liderët kryesorë të shqiptarëve të Maqedonisë dhe dy kundërshtarët më të mëdhenj ndërmjet vete, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Ata kanë ngrënë darkë së bashku, në Shkup.

Lajme

05/11/2013 23:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka lënë pa një shenjë vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoni në këtë post.

Në ditën e parë të kësaj vizite, ai ka bërë bashkë dy liderët kryesorë të shqiptarëve të Maqedonisë, dhe dy kundërshtarët më të mëdhenj ndërmjet vete.

Ai ka takuar në një darkë të përbashkët Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Çka është biseduar në këtë darkë, ende nuk dihet, por Rama duket të jetë ndier mirë mes tyre.

“Darkë vëllazërore në Shkup me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin”, ka shkruar Edi Rama në profilin e tij në Facebook.