Edhe Yahoo parashikon fitoren e “Shok” në Oscar

Yahoo, një prej webfaqeve më të vizituara në botë, ka angazhuar stafin e gazetarëve dhe kritikëve filmikë për të parashikuar kësisoj fituesit e sivjetmë në Oscars.

ShowBiz

25/02/2016 09:44

Leonardo DiCaprio, sipas Yahoo, do të fitojë kategorinë e aktorit më të mirë ndërsa Brie Larson do të jetë ajo që do të zgjidhet aktorja më e mirë.

Në anën tjetër, të gjithëve iu intereson kategoria e Short Film Live Action, ku konkurron edhe filmi kosovar “Shok”. Yahoo thotë se edhe pse Ave Maria dhe Stutterer mund të jenë po ashtu fitues, nëse Oscari shkon për një dramë, priteni të jetë filmi me plot tension mbi jetën e dy fëmijëve në luftën e Kosovës – filmi “Shok”.

Yahoo po ashtu shkruan se kjo nuk do të jetë një befasi, nëse “Shok” triumfon. Se çka do të ndodhë me filmin “Shok” presim datën 28 shkurt.