Edhe ‘Xhakarta’ bën ndryshimin drastik, shikojeni sa sensuale duket

Stili i flokëve duket se është trend tek artistet e njohura shqiptare.

ShowBiz

30/10/2018 19:29

Si fillim moderatorja, Luana Vjollca u përfol tejet shumë nga mediat për ndryshimin e ngjyrës që bëri e më pas edhe reperja, Tayna, shkruan lajmi.net

Kësaj here radha është tek aktoret të cilat nuk shpëtojnë pa rrëmbyer vëmendjen e shtypit rozë. Është kjo, Arta Elezaj apo siç njihet për publikuan “Xhakarta” e cila mahniti ndjekësit me transformimin drastik që bëri.

Në dy imazhet e publikuara së fundmi nga ngjyra e bardhë ajo u transformua në të zezë ku shfaqet mjaft sensuale dhe në formë.

Ajo shquhet për format trupore e në këto foto e dëshmon më shumë se ç’duhet atraktivitetin e saj.

Elezaj edhe këtë edicion të “O sa mirë”, vazhdon të jetë e angazhuar në rolin e ‘Xhakartës’. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpkPXgWhKoS/?hl=en&taken-by=artaelezaj

https://www.instagram.com/p/BpkMYy3hnca/?hl=en&taken-by=artaelezaj