Edhe Vushtrria bëhet me gjykatë themelore

Vushtrria nga sot e ka gjykatën e vet themelore, e cila në fakt është degë e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Lajme

19/05/2015 17:49

Udhëheqësit e sistemit gjyqësor të Kosovës kanë ndërmarrë edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejt forcimit të qasjes së publikut në shërbime gjyqësore me inaugurimin e ndërtesës së re të Gjykatës Themelore në Mitrovicë-dega në Vushtrri

Ndërtesa e re është ndërtuar dhe financuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës me ndihmën e programit të USAID-it mbi Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL) dhe qeverisë së Norvegjisë. /Kosovapres/