Edhe Vucic në Bruksel

Në kuadër të delegacionit nga Beogradi do të jetë edhe Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Lajme

05/11/2013 12:43

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, do të takohen nesër në Bruksel, me ndërmjetësimin e Shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton.

Siç raportojnë mediat serbe, në kuadër të delegacionit nga Beogradi do të jetë edhe Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Në këtë raund bisedimesh, që ishte paraparë të mbahej pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, pritet të diskutohet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe telashet e shkaktuara në pjesën veriore të vendit.