Edhe vetëm një pije alkoolike ndikon shumë në vozitje

Edhe vetëm një pije alkool mund të jetë kërcënim për ju në rrugë nëse jeni duke vozitur – edhe nëse jeni nën kufizimin ligjor, thuhet sipas një hulumtimi.

Lifestyle

12/09/2015 11:15

Një studim zbuloi se dekoncentrimet e vogla, të tilla si kontrollimi i mesazheve, e bëjnë dy herë më të vështirë për t’u përqendruar për njerëzit të cilët kanë pirë një pije alkoolike, në krahasim me ata të cilët janë plotësisht të kthjellët.

Kjo është një nga dëshmitë e para që tregon se dekoncentrimet e vogla ndikojnë shumë në sjelljen e shoferëve të cilët kanë konsumuar vetëm një sasi të vogël të alkoolit, transmeton Lajmi.net.

Një total prej 50 të rriturve përdoren një stimulues për të përfunduar një vozitje prej 6km në një zonë urbane pas pirjes së një pije alkoolike.

Shkencëtarët në Universitetin Kentucky shikuan më pas performancën e tyre në vozitje, për të parë nëse edhe pak sasi alkooli ndikon në vozitje.

Gjatë testimeve, u mësua se edhe një sasi e vogël alkooli ndikon në aftësinë e shoferit për të mbajtur veturën brenda linjave dhe për të qëndruar të sigurt në rrugë.

Por, paaftësia e një shoferi për ta kontrolluar siç duhet vozitjen u rrit kur përveç alkoolit u përfshinë edhe dekoncentrimet e vogla.

Hulumtuesit thanë se një shofer i cili ka konsumuar një pije alkoolike dhe i cili hutohet më shumë edhe nga ndonjë mesazh me tekst apo diçka tjetër, ka më shumë gjasa që të bëjë aksident. (Lajmi.net)