Edhe Van Gaali po tallet me Mourinhon

Ish trajneri i Manchester United, Lous Van Gaal, ka kritikuar lojën që po aplikon pasardhësi i tij te skuadra nga ‘Old Trafford’.

Sport

11/12/2017 23:30

Trajneri holandez ka deklaruar se loja që po aplikon Jose Mourinho te Unitedi është e mërzitshme dhe shumë mbrojtëse.

“Ne kemi luajtur futboll të mirë. Por kjo nuk vlerësohet në Angli”, ka deklaruar Van Gal për Fox Sports në Holandë, përcjell lajmi.net.

“Tani për tani, duke parë Unitedin, mund të them se Mourinho nuk po kritikohet, ndërsa futbolli që po aplikon është shumë i mërzitshëm. Unitedi i tij po luan futboll mbrojtës”.

“Unë gjithmonë kam aplikuar futboll sulmues. Provë për këtë është se kundërshtarët gjithmonë parkonin autobusin. Ata tani nuk e bëjnë këtë sepse Mourinho po luan futboll mbrojtës”./Lajmi.net/