Edhe Tolgahan ishte tifoz kur u shfaq dhuna mes tifozëve në derbin e Fenerbahces dhe Besiktasit

Është kthyer në dhunë ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Kupës së Turqisë mes Fenerbahces dhe Besiktasit.

ShowBiz

20/04/2018 12:39

Ndeshja mes Fenerbahces dhe Besiktasi, është ndërprerë në minutën e 59’, kur rezultati po shënonte 0-0, shkruan lajmi.net

E në pjesën e tifozëve ishte edhe aktori turk Tolgahan Sayisman, bashkëshorti i Almeda Abazit.

Ai në Instastory ka hedhur disa pamje nga fillimi i ndeshjes por nuk dihet nëse ka qenë deri në fund.

Madje, as mediet turke nuk kanë raportuar deri më tani nëse Tolga ka qenë apo jo i lënduar nga dhuna që u shfaq!/Lajmi.net/

screenshot_5 screenshot_3