Edhe Thaçi edhe Vuçiq ftojnë Trumpin për vizitë. Kush do të “triumfojë”?!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se ky i fundit e ka pranuar ftesën e tij për të vizituar Serbinë.

Lajme

20/09/2017 20:11

“ Unë mendoj se është e rëndësishme që ai të vizitojë Serbinë, i tregova për politikën amerikane në vendin tonë po ashtu që serbët e dëshirojnë këtë miqësi dhe duan ta shohin atë”, iu ka thënë Vuçiq gazetarëve në Nju Jork, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka theksuar se ai pati më shumë se të tjerët shanse për të folur me Trumpin.

“Unë e ftova atë të vijë në Serbi dhe ai tha se pranon, ra dakord duke mbajtur dorën time”, ka thënë presidenti serb.

Ai ka shtuar se arsyeja pse ka qëndruar më shumë me Trump mund të jetë gruaja e tij Melanie Trump pasi edhe ajo vjen nga i njëjti rajon.

Ftesë për vizitë në Kosovë, Trumpit i ka bërë presidenti Thaçi mirëpo ai nuk ka marrë ‘përgjigje’ sikurse presidenti serb.

Tash shtrohet pyetja a do të vizitojë Trumpi njëkohësisht Serbinë dhe Kosovën apo asnjërën prej tyre./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Thaçi: E ftova Trumpin ta vizitojë Kosovën, tha se jemi popull i mrekullueshëm