Edhe të fuqishmit frikësohen

Jemi mësuar t’i shohim si njerëz të mëdhenj që drejtojnë vende të mëdha. Por edhe ata si të gjiithë njerëzit e zakonshmë kanë fobitë dhe veset e tyre.

Fun

20/08/2016 21:15

ANGELA MERKEL

Sinofobia – Frika nga qentë

Arsyeja e frikës: Kur ishte fëmijë kancelarja gjermane Angela Merkel është kafshuar nga një qen, duke u infektuar përjetë me frikën ndaj këtyre kafshëve. Frika e Merkel është e njohur botërisht, e madje është përdorur dhe kundër saj. Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili është mjeshtër i diplomacisë psikologjike është përpjekur të fitojë avantazh disa herë nga frika e Merkel. Në vitin 2006, ai çuditi diplomatët gjermanë duke i bërë dhuratë kancelares një qen të vogël dhe e kishte zakon që të mbante qenin e tij labrador, Koni, në zyrë gjatë takimeve të tyre.

GEORGE W. BUSH

Ekinofobia – Frika nga kuajt

Arsyeja e frikës: Veshja tipike prej djali jugu e Bush dhe dëshira e tij për të prerë shkurret në fermën e tij në Teksas e kanë ndihmuar atë të krijojë imazhin e një kauboji. Por stili i jetesës së këtij kauboji nuk arrin deri tek kalërimi. Në librin e tij të kujtimeve, ish-presidenti meksikan Vicente Fox kujton se i ka ofruar Bush një shëtitje me kalin e tij të dashur Dos de Julioi dhe është habitur kur Bush “u largua i trembur nga kali”. Fox e kuptoi se Bush nuk dëshironte të ngjitej mbi një kafshë që nuk ndalon kur shkel frenat e më pas e cilësoi presidentin amerikan si një “kauboj fals”.

Napoleon Bonaparte

Fobi nga macet

I famshmi Napoleon Bonaparte, Perandor i Francës, udhëheqës ushtarak dhe politik kishte fobi nga macet. Macet i shkaktonin të dridhura deri në kockë Napoleonit. Nuk dihet pse ai i kishte kaq shumë frikë ato. Por ajo që dihet është se shikimi i një maceje i shkaktonte atij panik. Dhe kjo nuk i ka ndodhur vetëm Napoleonit. Shumë burra të tjerë të cilët kanë provuar të sundojnë botën kanë pasur frikë nga macet, duke përfshirë këtu Hitlerin, Musolinin dhe Jul Çezarin. Duket se macet dhe diktatorët nuk ishin destinuar kurrë për t’u marrë vesh bashkë.

George Washington

Fobi nga varrosja për së gjalli

George Ëashington ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai Komandoi forca ushtarake në shumë beteja, mbrojti Shtetet e Bashkuara nga britanikët dhe rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët. Duket trim apo jo? Gabim! Ai kishte një fobi shumë të madhe, vdekja e parakohshme. Kjo është e shprehur qartë prej tij disa minuta para vdekjes, në 1799, ku ai i thotë shërbyesit të tij se trupi i tij do të varroset për dy ditë edhe në rast se do të ishte i gjallë. Kjo mund të duket shumë e çuditshme për një burrë si George Ëashington, por kjo ishte një fobi e zakonshme për fisnikët dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që jetuan në shekullin 16-të dhe 17-të. Megjithatë fobia nuk është aq e njohur në ditët e sotme sa ishte atëherë, mjekimet e prapambetura nënkuptonin që vdekja e parakohshme mund të të ndodhte vërtet në çfarëdolloj moshe.

Bill Clinton

Ka alergji nga biftekët, qumështi, macet

Marrëdhënia e tij me Monica Lewinsky-n nuk mund të konsiderohet më sekret duke qenë se ai e pohoi atë para gjithë kombit. Por një fakt i jetës së Clinton, thënë më saktë aspektit shëndetësor të tij është se presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuan nga një sërë alergjish. Kështu, ai është alergjik ndaj maceve, biftekut, qumështit dhe polenit. Sigurisht, alergjitë e tij nuk e kanë penguar atë të shërbejë dy mandate si president i SHBA, nga viti 1993-2001.

Francois Mitterrand

Pati një jetë të dyfishtë dhe një vajzë të paligjshme

Presidenti i Francës, Francois Mitterand, i cili tashmë nuk jeton më, gjatë presidencës së tij kishte një jetë të dyfishtë. Përveç bashkëshortes, ai kishte dhe një të dashur, nga e cila pati një vajzë të paligjshme. Sidoqoftë, edhe pse një pjesë e shtresës së lartë të Parisit e dinin një gjë të tillë, askush s’e mori mundimin t’ia bënte të ditur publikut këtë fakt. Ishte vdekja e tij që do ta zbulonte krejt hapur këtë fakt. Gjatë funeralit të tij, të pranishme ishin dy gratë e jetës së tij, bashkëshortja dhe e dashura shoqëruar nga vajza, Mazarine Pingeot, për të cilën zonja Mitterrand është shprehur se i shoqi e donte pa masë.

Gerhard Schroeder

Fëmijët s’pranonin të luante me të kur ishte i vogël

Gerhard Schoeder ka qenë krye të një prej shteteve më të fuqishme ekonomikisht të botës. Por kur ka qenë i vogël, ai s’ka jetuar aspak mirë për sa i përket gjendjes financiare. Ai është rritur nga e ëma në varfëri të plotë dhe ka pranuar se ishte aq i varfër dhe i paveshur mirë, saqë fëmijët e tjerë refuzonin të luanin me të. Kur ishte i ri ai i premtoi nënës së tij se një ditë ai do të mbërrinte në derën e saj me Mercedes. Ai e mbajti premtimin pasi studioi për drejtësi në një shkollë nate dhe ndërkohë që punonte në dyqanin e një tregtari hekurishtesh.

Tony Blair

3 mijë dollarë në muaj për kremra fytyre

Pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë gjatë dhe pas detyrës së tij si kryeministër, Tony Blair gjithnjë ka qenë mjaft popullor dhe rrallë herë ka qëndruar larg kopertinave të mediave. Për të janë botuar mjaft fakte të panjohura e të njohura më parë, që prej rinisë së tij të hershme kur aspironte të bëhej një yll roku. Ndërsa një prej sekreteve më pikante është fakti se ai shpenzon pothuajse 3 mijë dollarë në muaj për kremra fytyre dhe nxirje artificiale. Sipas një të përditshmeje britanike, sekreti i lëkurës së shëndetshme të Tony Blair është fakti se ai shpenzon dy herë më shumë se një femër me të ardhura mesatare në Angli.

Vladimir Putin

Njeh gjermanishten me gjithë dialektet e saj

Kryeministri rus është konsideruar gjithnjë si një njeri misterioz. Kjo i atribuohet faktit se ai ka qenë agjent i KGB-së, por herë pas herë dalin në dritë sekrete që zbardhin jetën dhe karakterin e presidentit rus. Që rrallë buzëqesh, është e dukshme. Gjithashtu është i njohur fakti që ai e njeh mirë gjuhën gjermane, por është i habitshëm fakti se ai gjithashtu njeh të gjitha dialektet e kësaj gjuhe. Gjithashtu një ndër faktet jo shumë të njohura të presidentit rus është dhe rripi i zi që ai mban në sportin e tij të preferuar, xhudo.

Dëight D. Eisenhower

Ndalohet hyrja e qenit të tij në Shtëpinë e Bardhë

Një prej sekreteve të presidentit të 34 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dëight D. Eisenhoëer nuk kishte të bënte personalisht me të, por me qenin e tij. Qenit i ndalohej të hynte në Shtëpinë e Bardhë pasi kreu nevojat personale në dhomën e pritjeve diplomatike. Eisenhoëer, i cili kishte nofkën “Ike” ishte një gjeneral me pesë yje dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ai kishte shërbyer si komandant i lartë i forcave aleate në Evropë. Në vitin 1951 ai u bë komandanti i parë suprem i NATO-s. Si president republikan i SHBA, ai shërbeu dy mandate dhe gjatë tyre ai filloi sistemin e autostradave që lidhnin shtetet.

Harry S. Truman

Në moshën 18-vjeçare kishte lexuar gjithë librarinë

Një prej sekreteve të Harry S. Truman është fakti se ai ishte nga ato nxënës që quheshin “peshkopë”. Është fakt tashmë se kur mbaroi shkollën e mesme, Truman kishte lexuar të gjithë dymijë librat që ndodheshin në librarinë publike, ku ai ishte i regjistruar, duke përfshirë këtu edhe enciklopeditë. Në kohët e sotme, shumë studiues amerikane e rendisin atë në dhjetë presidentët më të suksesshëm të SHBA-së të të gjitha kohërave. Harry Truman ka qenë presidenti i tridhjetë e tre i SHBA dhe u bë president i vendit, kur presidenti aktual Franklin D. Roosevelt u nda nga jeta.