Edhe sivjet ‘Love Plus Streetball’ mbledh të rinjtë në ‘Gërmi’ (Foto)

Si çdo vit tjetër edhe sivjet do të mbahet 'Love Plus Streetball'.

Sport

18/05/2017 10:49

Ky aktivitet është organizuar me qëllim t’i mbledhë të rinjtë e Kosovës për t’u shoqëruar me njëri-tjetrin, aty ku do të ketë pije dhe ushqim falas për të gjithë, shkruan lajmi.net

Këtë e ka treguar Marigona Bekteshi nga organizata joqeveritare KOPF, për lajmi.net ndërsa gjithashtu ka thënë se për ata që janë jashtë Prishtinës, transporti është i organizuar.

”Misioni I organizatës është Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor i të rinjve, veçanërisht të atyre të moshave 15 deri 25 vjeç. Kryesisht jemi të fokusuar në trajnime dhe ngritje të kapaciteteve të të rinjve në gjithë territorin e Kosovës. Sidoqoftë, disa nga aktivitetet që ne i implementojmë janë të natyrës sportive dhe sociale. Një nga to është edhe Love Plus Streetball” ka thënë ajo.

Ky aktivitet është tashmë tradicional meqenëse organizohet çdo vit që nga viti 2009 dhe gjithmonë është mbajtur në Gërmi. Sivjet është vendosur që aktiviteti te mbahet me datën 20 maj 2017, në lokacionin e njohur si “te Koshat”, në Gërmi duke filluar nga ora 9:00./Lajmi.net/