Edhe Shyhrete Behluli i bashkohet projektit ”Ti barabartë unë”

Në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta vitin e kaluar është lansuar një kampanjë sensibilizuese, “Ti barabartë unë”, e cila është përcjellur edhe me një video.

ShowBiz

17/10/2018 22:19

Kjo kampanjë është përkrahur nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, shkruan lajmi.net

Dhe tani është këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli e cila me anë të një postimi të publikuar në Instagram bën të ditur se i është bashkangjitur këtij projekti.

“Knaqësi të jem pjesë e projektit #TiBarabartUne ❤. Prane meje eshte Valmira te ciles shikimi jo i plote nuk e ka ndaluar te arrij qellimet e saj ne jete. ??”, shkruan ajo.

Ndryshe, këngëtarja Kida, aktorja Adriana Matoshi, Ish-miss Kosova – Agnesa Vuthaj, aktori – Vedat Bajrami nga Stupcat, moderatori nga Rtv 21 – Visar Kalludra, fitues i Big Brother Albania – Vesel Kurtishaj, moderatori nga Klan Kosova – Enur Pakashtica, fitues i The Voice of Albania – Florent Abrashi, moderatori nga KTV – Amir Mjeku, Dj PM, këngëtarët Morena Taraku dhe Blero Muharremi, janë yjet e tjera që iu bashkuan kësaj iniciative. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpCutRelbxM/?taken-by=shyhrete_behluli

https://www.facebook.com/tibarabarteune/videos/1026700874165761/