Edhe seanca e sotme e thirrur nga opozita drejt dështimit

Seanca e  thirrur nga opozita për të miratuar rezolutën, që ia ndalon presidentit Thaçi të diskutojë për territorin e Kosovës në dialogun më Serbinë, ende nuk ka filluar.

Lajme

06/09/2018 10:29

Kjo seancë ishte paraparë të nisë nga ora 10:00, por ende nuk nisur pasi nuk kanë arrit të gjithë deputetët.

Partitë opozitare shpresojnë që Nisma të mbajë premtimin dhe të vijë në seancë që të arrihet kuorumi për mbajtjen e seancës, shkruan lajmi.net.

Por, partia në koalicionin Qeverisës, Nisma, dje ka njoftuar se nëse opozita arrin t’i ketë në seancë të gjithë deputetët që ka ata do të marrin pjesë. E së paku një deputet i opozitës është e sigurtë se do të mungojë, ai është Faton Topalli i PSD-së. Ndërsa nuk dihet nëse do të marrë pjesë edhe Teuta Rugova, deputete e LDK-së.

Shefi i grupit parlamentarë të LDK-së, Avdulla Hoti u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit.

Kjo seancë ishte tentuar të mbahej edhe dje, por kishte dështuar në mungesë kuorumi./Lajmi.net/