Edhe Scholes jep mendimin e tij rreth debatit Messi apo Ronaldo

Paul Scholes është personi i fundit që është përfshirë në debatin Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Sport

16/10/2018 20:36

Kush është lojtari më i mirë në botë?

Kjo është pyetja që është bërë më së shpeshti në dhjetë vitet e fundit në futboll, dhe për përgjigje ka pas Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ish mesfushori i Manchester United nuk ka mundur t’i shpëtojë kësaj pyetje gjatë një interviste për ESPN.

Por, para se t’i përgjigjej kësaj pyetje, Scholes tregoi se cilët lojtarë i kanë pëlqyer duke luajtur së fundi.

“Modric, Kroos, Messi. Të shohësh Messin duke luajtur kundër Tottenhamit në Wembley më bëri mua të mendojë rreth debatit Messi apo Ronaldo”, ka deklaruar Scholes.

Por, kur u pyet se çfarë mendon rreth këtij debati, aty kishte vetëm një fitues.

“Messi. Por Ronaldo është madhështorë”.

“Ronaldo është sensacional në atë që bën, me ritëm dhe fuqi. Ai shënon, gjuan gjuajtjet e lira. Por, si një futbollist i gjithanshëm, Messi, ka absolutisht gjithçka”./Lajmi.net/