Edhe Sardenja dëshiron t’i bashkëngjitet Zvicrës!

Janë shumë rajone të shteteve që kufizohen me Zvicrën, ku është identifikuar dëshira për t`iu bashkuar Zvicrës. I fundit në këtë fontanë dëshirash është edhe ishulli i Sardenjës. 

Bota

06/08/2014 19:47

Në një studim të OECD-së të publikuar javë më parë, thuhet se për nga struktura ekonomike dhe veçoritë tjera, landet gjermane Baden Württemberg dhe Bavaria kanë më shumë gjëra të përbashkëta me Zvicrën sesa me pjesën tjera të Gjermanisë.

Këtë pohim e ka mbështetur edhe një sondazh i gazetës  gjermane “Die Welt”, që nxjerr një shumicë ithtarësh të bashkimit me Zvicrën. Pavarësisht se një bashkim i tillë është larg realitetit, spekulimet lidhur me këtë temë në mediet zvicerane, në kufirin në mes të seriozitetit dhe shakasë, po shpeshtohen. Ngjashëm me krahinat gjermane, ambicie për bashkim me Zvicrën kanë treguar edhe regjioni autonom gjermanishtfolës i Italisë, Tiroli Jugor, si dhe regjioni italian verior Lombardia, transmeton albinfo.ch.

Ndërkaq pretendimi më kurioz “bashkues” vjen nga Sardenja e largët. Napoleone dhe Andrea Curose janë afaristë nga ishulli i njohur italian i Sardenjës. E veçanta e tyre nuk është në biznesin, por në pretendimin që Sardenja të mos jetë më italiane, por t`i bashkohet Zvicrës. Si kanton i 27-të i saj! Distancën e madhe gjeografike ata duket se nuk e shohin si pengesë. Ata janë duke “e shtyrë” përpara projektin e tyre ambicioz “Canton Marittimo” dhe me këtë projekt kanë bërë goxha jehonë në rrafshin ndërkombëtar.

Se ata e kanë shumë seriozisht flet edhe fakti se Napoleone ka ndarë 30 për qind nga norma e tij e punës për të punuar për projektin. Ndërsa edhe më afër “zbatimin praktik” të ëndrrës së tyre, sipas gazetës “Neue Luzerner Zeitung”, e bën takimi që ata të dy kanë planifikuar për javën tjetër me federatat e shoqatave ekonomike të regjionit. Me këtë synojnë ngritjen e raporteve ekonomike në mes të dy vendeve.

Faqja në Facebook, e cila ka tashmë 13 mijë fansa dhe fanellat me mbishkrimin dhe stemën “Canton Marittimo”, janë pjesë e fushatës serioze që po bëjnë ata dy.

Në rast se nga këto pretendime do të dilte diçka më shumë se një shaka verore, Zvicra, siç konstatojnë analistët, me një “fuzionim” të tillë do të bëhej një fuqi e respektueshme në rrafshin evropian. Ndërsa, veçanërisht me bashkimin e Sardenjës, ajo do të fitonte edhe dalje në det!

Po të organizohej një referendum në Kosovë, sigurisht se mbase