Edhe Sali Berisha komenton zgjedhjet lokale në Kosovë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në faqen e tij të “Facebook”-ut i ka cilësuar zgjedhjet lokale në Kosovë një histori suksesi, ndërsa nuk kurseu kritikat për pasardhësin e tij, Edi Ramën.

Lajme

23/10/2017 22:28

Ai tha se zgjedhjet në Kosovë duhet të frymëzojnë si një model i standardeve ndërkombëtare, ndërsa Rama është dhunues i votës së lirë.

REAGIMI I BERISHËS

Zgjedhjet Lokale ne Kosove, nje sukses qe duhet te frymezoje Shqiperine!
Te dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet lokale. Keto zgjedhje, per fushaten, proceduren e votimit, garen e lire, administrimin e votes ishin nje sukses i vertet i demokracise se re te Kosoves dhe mbare qytetareve te saj.
Me kete rast dua te uroj perzemersisht Lidhjen Demokratike te Kosoves dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa si fitues te zgjedhjeve, por dhe te gjitha forcat politike dhe kandidatet qe moren pjese ne keto zgjedhje qe i bene nder Kosoves.
Gjithashtu dua te theksoj se zgjedhjet ne Kosove duhet te frymezojne si nje model i standarteve nderkombetare edhe forcat politike ne Shqiperi ne teresi dhe dhunuesit kongenital te zgjedhjeve dhe votes se lire; Edvin Kristaq Ramen dhe partine e tij kanabiste. Dhe njehere urime Kosoves!! sb