Edhe sa moral i ka mbetur LDK-së?

Isa Mustafa shpalli haptazi partnerin e saj të koalicionit PDK-në të jetë hajne. Dhe në të njëjtën frymë kërkon të mos shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Pse?

Lajme

23/04/2017 19:20

Se gjatë qeverisjes së PDK-së kanë ndodhur lloj lloj anomalish e dështimesh, sidomos në luftën kundër korrupsionit e dinë çdo qytetar i atij nënqielli. Ashtu siç e din çdo qytetar se Demarkacioni, Ushtria dhe shumë gjëra tjera dështojnë për shkak të përçarjeve të rënda brenda LDK-së e cila vepron me po aq fraksione sa i ka edhe deputetë e deputete.

Po uzurpimi i gjitha bordeve me militant të LDK-së, tenderët familjarëve dhe punësimet aq të ulëta të farefiseve, çka janë? Ku është dallimi tash ndërmjet dy koalicionarëve; ati dje dhe këtij sot. Apo i gjithë aksioni i Isa Mustafës që ikë tash në Bruksel deri sa të vijë ramazani nuk ishte gjë tjetër përveç se t’iu thotë partnerëve: mos u lodhni se nuk jeni më të mirë, ju vjodhët dje ne e kemi radhën sot. Kështu perceptohet kjo garë qesharake tek opinioni. LDK dështoi në të gjitha pistat e mundshme, sidomos në ecjen drejt integrimeve evropiane. Duke pasur parasysh bazën e bërë copë atë as Erdogani nuk e shpëton më e lere Lutfi Haziri.

Kjo qeverisje në këtë formë nuk ka asnjë kuptim – sa më shumë të zgjatet aq më shumë humb çdo shpresë qytetare. Dhe pas zgjedhjes një gjë është e sigurt: LDK-nuk do vijë në pushtet edhe për një kohë shumë të gjatë!