Edhe Rusia e gatshme për të luftuar “Shtetin Islamik”

Rusia ka kërkuar që të bashkëpunojë me shtetet tjera, për të luftuar militantët e “Shtetit Islamik”.

Bota

22/09/2014 15:57

Moska zyrtare ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, të hënën ka diskutuar për këtë çështje me disa zyrtarë ndërkombëtarë në New York,  në prag të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 “Janë shkëmbyer mendime mbi mundësinë që Rusia të ndihmojë dhe të bashkëpunojë sipas ligjeve ndërkombëtare, në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik”,  ka thënë Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, raporton REL.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen që të krijojnë një koalicion të gjerë ndërkombëtar që do të luftojnë militantë e organizatës terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” (ISIL), të cilët në muajin korrik shpallën kalifatin e tyre të quajtur “Shteti Islamik”.

Më 10 shtator, presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur strategjinë e Shteteve të  Bashkuara për të luftuar nga ajri “Shtetin Islamik” në takat e pushtuara në Siri e Irak, ndërkohë që e kanë mbështetur mbi 30 shtete, dhjetë prej të cilave janë arabe

Me këtë rast, Rusia pati deklaruar se sulmet ajrore të forcave amerikane në territorin sirian, pa një rezolutë të Këshillit të Kombeve të Bashkuara, do të përbënin shkelje të ligjit ndërkombëtar, por tashti  Moska zyrtare duket të jetë e gatshme të bashkëpunojë dhe të gjenden mënyra për të luftuar “Shtetin Islamik”.