Edhe republikanët e duan Hillaryn presidente

Nuk janë vetëm demokratët ata që e mbështesin Hillary Clintonin për presidente të ardhshme të SHBA-ve.

Bota

07/08/2014 23:28

Ka edhe në mesin e republikanëve amerikanë që pajtohen me këtë.

Republikani, Luis Gutierrez ka thënë se edhe ai e përkrah Hillaryn për presidente.

“Nëse Clinton është gati për presidente, edhe ne jemi gati që ta kemi atë presidente”, ka thënë ai, transmeton gazeta Express shkrimin  e Politics.suntimes.

Zgjedhjet e reja presidenciale në SHBA do të mbahen në nëntor të vitit 2016, kurse Hillary Clinton ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për presidente të ardhshme.

Nëse kandidon, ajo së pari duhet të fitojë nominimin nga ana e Partisë Demokratike dhe vetëm pas kësaj të ballafaqohet me kandidatët e tjerë presidencialë. Mirëpo, shumë analistë mendojnë se nëse kandidon, Hillary Clinton ka gjasat më të mëdha për të fituar.