Edhe punëtorët e Hekurudhave kërkojnë ngritje të pagave

Punëtorët e Hekurudhave kërkojnë rritje të pagave. Kjo kërkese e tyre vjen pas ngritjes së pagave për shërbyesit civil dhe disa nga ndërmarrjet tjera publike siç është ed KEK. Zyrtarët e Hekurudhave thonë se janë duke i shqyrtuar kërkesat e punëtorëve.

Lajme

09/04/2014 11:57

Pas vendimit për rritjen e pagave për shërbyesit civil dhe disa ndërmarrjeve publike siç është  KEK, rritje të pagave kanë kërkuar edhe punëtorët e Hekurudhave të Kosovës.

Zyrtarë të Hekurudhave të Kosovës, pohojnë për KosovaPress, se kërkesat e punëtorëve po shqyrtohen dhe vendimi pritet të merret së shpejti.

Rafet Çitaku, udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Hekurudhën e Kosovës-INFRAKOS, pohoi se pas ngritjes së pagave për shërbyesit civil dhe disa nga ndërmarrjet tjera publike siç është edhe KEK, edhe tek punëtorët e Hekurudhave, ka pasur ambicie dhe kërkesë si nga sindikata, e po ashtu dhe nga punëtorët në mënyrë individuale, për ngitje të pagave.

Sipas tij vendimi ende nuk është marrë, por se ai është duke u shqyrtuar.

“Në pamundësi për t’i ofruar një ngritje të pagave, këtyre punëtorëve, ende nuk i kemi dhënë përgjigje, përderisa jemi duke shikuar mundësinë e ndonjë përqindje të vogël, që mund të ndodh vetëm sa për të treguar një rritje.

“Për tu solidarizuar ndoshta me rritjet në nivel të përgjithshëm, shërbyesve civil dhe të disa nga ndërmarrjet që kanë bërë rritje”.

“ Mirëpo ende konkrete nuk ka asgjë. Ata nuk kanë kërkuar ndonjë shumët ë caktuar, por kanë kërkuar nga menaxhmenti dhe bordi, nëse do të ketë ndonjë mundësi për ngritje të pagave, pasi që sigurisht se ngjallen ambiciet, kur shohin se tek të tjerët ka ngritje”, thotë Çitaku.

Ditë më parë rritje të pagave kanë kërkuar edhe punëtorët e Ujësjellësit dhe Termokos-it.