Edhe punëtorët e Gjykatave e të Prokurorive kërkojnë rritjen e pagave

Thirrjeve për rritje të pagave për 25 për qind i është bashkuar edhe Sindikata e Judikaturës së Kosovës.

Lajme

24/12/2014 11:09

Lajmi për mos rritjen e pagave ka ngjalluar reagimin edhe të punëtorëve të administratës së Gjykatave dhe Prokurorive.

Sipas një reagimi të Sindikatave të Judikaturës thuhet se nëse nuk bëhet rritja e pagave për 25 për qind, ashtu siç ishte premtuar, ata do të marrin veprime  që nuk i kanë zbuluar.

Lexojeni të plotë reagimin e Sindikatave të Judikaturës:

“Menjëherë pas lajmit se nuk do të ketë rritje pagash Sindikata e Judikaturës ka bërë një reagim përmes BSPK-së me datën 12 dhjetor 2014.

“Në takimet dhe bisedat e zhvilluara më 16.12.2014 me Ministrin e Financave z.Avdullah Hotin, më 18.12 me Kryeministrin z.Isa Mustafën dhe më 19.12 më z. Mahir Jagxhillarin Kryetari i BSPK-së z. Haxhi Arifi, Nënkryetari, z. Alush Sejdiu, Kryetari i Këshillit Drejtues njëherit edhe Kryetar i Federatës Sindikale të Judikaturës z.Asllan Rusinovci dhe këshilltari i Kryetarit të BSPK-së z. Ruzhdi Baloku kemi kërkuar që premtimi i dhënë për rritje prej 25% dhe Marrëveshja kolektive e nënshkruar nga Qeveria e kaluar të zbatohet në tërësi.

“Unë Kryetari Federatës Sindikale të Judikaturës në emër të anëtarësisë kam kërkuar dhe kërkoi që premtimi i dhënë për rritjen e 25% si dhe Marrëveshja kolektive të filloi së implementuari që nga janari i vitit 2015”.

“Nëse Qeveria nuk u përmbahet premtimeve të dhëna neve jemi të shtyrë pa dashje të ndërmarrim veprime të pa dëshiruara për askënd por të domosdoshëm për realizimin e të drejtave të punëtoreve”.

“Sindikata e Judikatures përfaqëson punëtoret e administratës së të gjitha gjykatave dhe prokurorive të Kosovës”.