Edhe PDK dhe VV marrin pjesë në tryezën e LDK-së /FOTO

PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë lënë për momentin e fundit që t’i bashkohen tryezës së partive politike të thirrur nga LDK-ja.

Lajme

25/04/2018 13:08

Pak para fillimit të takimit të përbashkët të të gjitha partive ku do të diskutohet për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, në sallën ku po mbahet takimi kanë hyrë shefat e GP-ve të PDK-së dhe VV-së, Memli Krasniqi, respektivisht Glauk Konjufca, raporton lajmi.net.

Udhëheqës i tryezës është Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së. /Lajmi.net/

pdi1 pdi2 pdi3 pdi4